Klinika okulistike - Augenarzt-Zentrum Flums AG

Udhëheqja mjekësore:
Siegfried Bauer, Mjek i specializuar FMH për okulistikë
Dr. med. Thomas Jäger, Mjek i specializuar FMH për okulistikë dhe kirurgji syri
Andrea Bergundthal, ortopiste/trajnim të të shikuarit

 

Mirëserdhët në klinikën okulistike në shtëpinë Löwen, Flums

Ne marrim kohën e duhur për ekzaminimin e kujdesshëm dhe të detajuar. Gjatë bisedës me pacientët/pacientet ne vlerësojmë shumë informimin e detajuar në lidhje me gjetjet e bëra dhe mundësitë e trajtimit.

Në lidhje me këtë gjë ne e ndjejmë edhe sot si detyrim kundrejt themeluesit tashmë të vdekur të klinikës ditore, Prof. Dr. med. Alfred Bangerter, i cili shëndetin e klientit e vendosi gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe që bashkëpunoi deri në fund me Dr. Thomas Jäger.

Klinika jonë ofron një spektër gjithëpërfshirës diagnostikues dhe terapeutik të të gjithë mjekësisë okulistike. Fokusin kryesor e formojnë sëmundjet e retinës, sidomos degjenerimi i thatë dhe i njomë i makulës, operacione në yllin gri (Katarakt) dhe yllin jeshil (Glaukom) si dhe shqetësimet e shikimit me të dy sytë (strabizmi i fshehur).